Trafiku të sëmur

Një në pesë persona në timon, kanë patur të paktën një atak ankthi dhe një në dhjetë atak paranoiak. Duhet pranuar që së fundmi ka patur një rritje të vazhdueshme të nivelit të agresivitetit, ku llogariten gati 49% e shoferëve, që do të thotë një në dy persona. Këto kanë qenë rezultatet e një studimi realizuar në muajin shkurt nga Doxa – Osservatorio TomTom me rreth 738 italianë të moshës 18 – 65 vjeç. Ndikimet e trafikut në shëndet: gati 9 italianë nga 10 (86%) kanë patur një përvojë të tillë.

Tre çrregullimet më të zakonshme? Lodhje kronike e shkaktuar nga qëndrimi brenda në makinë për orë të tëra (64%), dhimbje mesi (47%) dhe dhimbje koke (45%). Pastaj vijnë dhe probleme si rritja e nivelt të acideve në stomak dhe problemet e tretjes (27%), vështirësitë në frymëmarrje (15%) dhe alergjitë (10%). Jo më pak të rëndësishme janë sëmundjet psikologjike: 49% e shoferëve rrëfejnë për një rritje të agresionit për shkak të trafikut. Vitin e kaluar 20% e drejtuesve të automjeteve kishin patur të paktën një atak të rëndë ankthi nga trafiku dhe 15% e tyre kishin përjetuar një krizë paniku në kabinën e makinës së tyre.

Advertisement

Shumë interesante është dhe lista e përpiluar me sjelljet më të shpeshta në makinë: më shumë se gjysma e të anketuarve, në semafor parapëlqejnë të shohin shoferët e tjerë, 32 % ndryshojnë stacionet në radio, 16% kanë tendencë të pinë duhan më tepër, 15% bëjnë më shumë telefonata dhe dërgojnë sms dhe 13% kalojnë kohën duke ngrënë çokollata apo ushqime të tjera të lehta.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga Osservatorio TomTom janë renditur 5 tipologji të drejtuesve të automjeteve.

1. Të irrituarit (26%): kryesisht personat nën moshën 34 vjeçare dhe të diplomuar, janë ata për të cilët koha është parà. Ato kryesisht bërtasin nga dritarja dhe reagojnë në mënyrë të shfrenuar, ndaj dhe janë më të prirur për dhimbje koke dhe probleme me stomakun.

2. Të tensionuarit (22%): në më të shumtën e rasteve janë femra, ato urrejnë të humbasin kohë dhe pa makinë ndihen të humbur. Kjo tipologji drejtuesish automjetesh paraqet rrezikshmëri të lartë të prekjes nga hipertensioni dhe gastriti.

3. Moskokëçarësit (19%): janë profesionistë e vërtetë të trafikut, kamionistët, shoferët e taksive, përfaqësuesit e shitjeve. Ata janë kryesisht meshkuj mbi të 40-at, të pajisur zakonisht me mjetet e duhura kur ngecin në trafik: jastëk anatomik, kufje telefoni celular, ushqime të çastit, ujë e madje dhe gazeta.

4. Indiferentët (13%): nxënësit më të vegjël ose gratë e papuna dhe shtëpiake, pothuajse të imunizuar ndaj trafikut të keq, duket se kanë një ruajte qetësie pothuajse “olimpike”. Në mënyrë tipike, kalojnë kohën me telefon, gjithashtu shohin plot kureshtje se çfarë janë duke bërë shoferët e makinave pranë tyre.

5. Të zemëruarit (10%): kryesisht burra mbi 50 vjec, të pamësuar me trafikun pasi kalojnë në makinë shumë pak kohë, vetëm atëherë kur është e domosdoshme. Ata janë gjithmonë të gatshëm për të sharë makinat përpara tyre, në rast se ngadalësojnë. Kjo lloj kategorie është e prirur të preket nga krizat e ankthit ndërkohë që cigaret, karamelet dhe çëmçakëzat nuk mungojnë kurrë në makinat e tyre.

Po ju miq cilës kategori i përkisni?