Kristen Stewart punoi me Rupert Sanders për filmin “Borëbardha dhe Gjahtari”, film në të cilin luan edhe bashkëshortja e Rupert-it, Liberty Ross. Sikurse ju kemi përmendur kjo tradhëti u nxorr në dritë pasi Us Weekly publikoi foto të dy kolegëve duke u puthur, e që prej publikimit të tyre Kristen dhe Rupert kanë kërkuar falje publike.

IllicitEncounters.com ka zbuluar se nga 2,5 milion njerëz që tradhëtojnë në Britani, 39 % e femrave dhe 31% e meshkujve tradhëtojnë bashkëshortët/et me dikë që e kanë takuar në punë. Më tej akoma çereku i burrave të martuar dhe 1/5 e femrave të martuara kanë pranuar se flirtojnë me dikë në punë. 16% e meshkujve dhe 8% e femrave kanë pranuar se kanë një person në punë që e dashurojnë, por meshkujt kanë më pak gjasa që t’a çojnë flirtimin më tutje. E ndërsa meshkujt kanë 8% më tepër gjasa që të flirtojnë se femrat, janë pikërisht këto të fundit që kanë 8% më tepër gjasa që të tradhëtojnë.

Advertisement

Rosie Freeman-Jones, zëdhënëse e Illicit Encounters ka thënë: “Britanikët janë të fiksuar me punën tani më tepër se më parë, gjë e cila rezulton në orë më të shumta të kaluara në vendin e punës se sa me të dashurit tanë. Me avancimin e teknologjisë jemi më tepër në kontakt me kolegët apo klientët jashtë orarit të punës e madje edhe gjatë pushimeve. Përveç kësaj me krizën që mbizotëron, vendet e punës po shkurtohen dhe kjo të shtyn që të punosh më tepër. Kështu puna është justifikimi perfekt që partneri të mos mërzitet më ju teksa shkruani e-maile apo mesazhoni orar pa orar. Nuk është aspak çudi që në këtë kohë krize ekonomike britanikët kanë vendosur që të bashkojnë biznesin me kënaqësinë. Gjithsesi lidhjet tradhëtare në vendet e punës nuk janë ide e mirë dhe mund të çojnë në një ambjent të pakëndshëm të punës edhe për ata persona që nuk janë të përfshirë në lidhje”.