Tradhëtia është në ajër

Chris Martin, lideri i Coldplay, njëkohësisht bashkëshorti i Gwyneth Paltrow është parë me një bjonde tjetër. Dëshmitarë okularë pretendojnë se këngëtari po puthej me aktoren Kate Bosworth. “Nuk u besoja dot syve. Ishte Chris që po puthej me Kate në sy të të gjithëve. Në fillim mendova se ishte Gwyneth, por kur u kthye ishte lehtësisht e dallueshme që ishte Kate”,‐ ka thënë një dëshmitar. Me sa duket martesa perfekte e Gwyn është duke shkuar drejt shkatërrimit.

Advertisement