Tori Spelling nuk ka më para. Sipas raportimeve nga revista STAR, aktorja dhe i shoqi Dean McDermott janë duke u përpjekur shumë të mbijetojnë financiarisht. “Tori dhe Dean janë trokë! Nuk i përballojnë dot kostot e jetesës prej të famshmish Hollywoodianë dhe kjo po u kushton shumë edhe emocionalisht. Ata janë shumë të shqetësuar për rritjen e katër fëmijëve të tyre. Çifti realizon dhe reality-n “Tori & Dean: Cabin Fever”, por gati gati nuk marrin para prej tij, ndaj rrëmbejnë çdo mundësi që i del përapara sepse kanë dëshpërimisht nevojë për para. Tori nuk mori atë që i takonte nga pasuria e babait, ndaj është përpjekur shumë që të fitojë ndonjë lek nga programet reality. Por siç duket kjo nuk ka mjaftuar për të mbajtur nivelin e jetesës së tyre. Dean po përpiqet gjithashtu të fillojë një punë dhe të ndihmojë familjen me të ardhura, por deri tani nuk ja ka dalë. Ndërkohë që Tori nuk mundet të gjejë një punë çfarëdo, pasi është e famshme”,- ka thënë një i afërm i familjes.