Tom në luftë me piratët

Wednesday, December 10, 2025

Filmi nuk ka ende një titull, por ama ka një histori dhe protagonist vërtet interesant. Ky prodhim do të bazohet në historinë e vërtete të kapitenit Richard Phillips. Richard u ofrua me një guxim të jashtëzakonshëm për të qënë peng i bandës së piratëvë somalez, të cilët morën anijen Maersk Alabama, të drejtuar nga vetë kapiteni. Phillips qëndroi tre ditë si i burgosur në këmbim të sigurisë së ekuipazhit të tij. Më pas ai u shpëtua nga Navy Seals (trupa speciale të ndihmës së shpejtë). Filmi do te jetë i bazuar në autobiografinë e Phillips i cili ka shumë mundësi që të interpretohet nga Tom Hanks. Prodhuesi do të jetë skuadra e "The Social Network", Michael DeLuca, Kevin Spacey, Dana Brunetti dhe Scott Rudin. HIstoria n'a intrigon shumë, për të mos folur për mjeshtërinë e aktrimit të Tom Hanks.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -