Tom Doshi publikon videon me personin që do ta vriste (VIDEO)

Ja video ku rrefehet vrasja e Doshit. Ku dëshmitari që i përgjigjet pyetjeve të vetë Doshit dëgjohet me vështirësi dhe rrëfen se si e ka ndjekur Doshin se si ka shkuar në 21 qershor te dy kullat apo si e ka gjurmuar në hotel Sheraton apo restorant “Il gusto” e në vende të tjera.

Në 8 minuta video dëshmitari rrëfen se fillimisht ai tij i janë premtuar 200 mijë Euro e më pas 500 mijë, megjithëse nga këto ai ka marrë vetëm 20 mijë si kapar. Durim Bami, të cilit tashmë i është prerë fleta e arrestit ka treguar gjithashtu se porositësi i paskësh thënë se nuk ka problem për zhdukjen e doshit sepse personat që e kërkojnë këtë vrasje janë vetë shteti. Në fund ai ka pohuar se i kanë thënë që porositësi është Ilir Meta. Në rrëfimin e Banit lihet të kuptohet se Meta po e bënte këtë si shkak i një vidjoje. pra si asaj që Tom Doshi dhe dritan Prifti i organizuan në janar 2011. Po e njëjta gje lihet të kuptohet edhe për “vrasjen” e deputetit Mëhill Fufi, i cili gjatë fushatës së fundit zgjedhore ka pasur një konflikt të hapur me Monika Kryemadhin. Kjo ishte ajo që dëgjohej në ato 8 min video ndërkohë që sot ka dalë në media se 36 vjecari Bami ka thënë që ishte paguar prej deputetit Tom Doshi, për të ngritur të gjithë këtë histori dhe për të thënë se Ilir Meta qëndronte pas atentatit. Në një farë mënyre këtë hipoteze e pohoi edhe deputeti Spartak Braho sot në komisionin parlamentar.
Tom Doshi ka nxjerrë edhe një foto ku nxjerr në lokalin e pretenduar Viva ish prokurorin e krimeve të rënda Eugen Beci me një nga të akuzuarit.

Advertisement

Mesazhi i Tom Doshit në Facebook:
“Pershendetje te dashur miq. Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar. Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten. Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit. Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve. I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen. Nxirreni vete perfundimin se kush thote te verteten. TOM DOSHI”.

https://www.youtube.com/watch?v=zCMtHrhRss4