TLC kërkojnë para për albumin e ri, kontribuon edhe Katy Perry

Grupi i njohur i viteve 2000, TLC po përgatit një rikthim të madh muzikor.

Por për t’u rikthyer siç duhet atyre u duhen 150 mijë dollarë për albumin e tyre të ri. Këngët e albumit do të jenë në një vijë me muzikën e tyre dhe do të ketë edhe një këngë dedikuar këngëtares së grupit Lisa Lopese cila humbi jetën para disa vitesh në një aksident rrugor.
Në pamundësi për t’a bërë vetë albumin e tyre ato i kanë kërkuar ndihmë fansave duke hapur një llogari bankare për të kontribuar. Ka qenë edhe këngëtarja Kety Perry që ka kontribuar me 5 mijë dollarë duek thënë se ka qenë gjithmonë një fanse e tyre.
Ky po që është solidaritet mes këngëtarësh!

Advertisement