Tiziano Ferro martohet fshehurazi me të dashurin 54-vjeçar

Këngëtari i njohur italian, Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia është mbajtur të shtunën më 13 korrik në orën 18:00, në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio, në prani të rreth 40 miqve më të afërt.

39 vjeçari Ferro u martua me Victorin, 54 vjeç, nga Los Anxhelos. Prindërit e këngëtarit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni, ndërsa mediat shkruajnë se dasma ishte tërësisht e blinduar.

Advertisement

“Vanity Fair” shkroi se çifti ishte martuar fshehurazi më 25 qershor në Los Angeles, në qytetin ku këngëtari u zhvendos për të jetuar por kjo ceremoni ishte thjesht një festë e madhe.

/Opinion.al/