Tiranë | Zyra e re e punës: një adresë e besueshme për punëkërkuesit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e ianugurimit të zyrës së re të punësimit, e ngritur pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, se hapja e vendeve të reja të punës është prioriteti më madhor i qeverisë që ai drejton. Teksa përgëzoi Ministrin e Çështjeve Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, për nismën që do të përfshijë edhe qytetet e tjera në vend, Rama e cilësoi këtë hap të parë drejt përmbushjes së obkejtivit madhor të qeverisë, si “dallëndyshen e parë që lajmëron stinën e re të marrëdhënjeve të shetit me punëkërkuesit”. Ai gjithashtu vlerësoi edhe mbështetjen gjermane në këtë drejtim të Agjencisë Federale për Punësim si “një eksperiencë e prekshme përmes së cilës shprehet një ambicie shumë kurajoze për tu ndarë nga farsa e deridjeshme e këtij shërbimi, që sipas tij vetëm hëngri para nga xhepat e këtij populli dhe nuk la gjë tjetër veçse korrupsion”. Ndërsa paralajmëroi edhe ndryshimin thelbësor të modelit ekonomik të vendit nëpërmjet politikave të reja të punësimit, Rama vlerësoi zyrën e re të punësimit si “adresë të besueshme për të rinjtë, studentët, punëkërkuesit e hershëm, por edhe për shqiptarët që duan të khethen në vendlindjen e tyre dhe që kanë nevojë të informohen për mundësitë e punësimit që ofron tregu i punës në Shqipëri”. Duke vlerësuar rolin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit si ndërmjetësin mes punëkërkuesit dhe punëdhënësit, kreu i qeverisë sugjeroi për punëkërkuesit se, më shumë se në shtet, duhet të përqendrojnë orientimin dhe kërkesat e tyre për punësim, drejt biznesit. Sipas tij “hapja e kësaj zyre nuk është zgjidhje e menjëhershme dhe përfundimtare e punëkërkimit, por është një mundësi e shtuar së cilës punëkërkuesit dhe punëdhënësit duhet t’i kushtojnë vemendjen e duhur. Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj informoi se “së shpejti do të hapet një konkurs për të gjitha kompanitë, punëdhënësit, që të garojnë mes tyre për të aksesuar këndin e punësimit . Këto kompani do të shpërblehen në bazë të njerëzve që punësojnë dhe vendeve të punës që do të hapin”, tha ai. Të gjithë punëkërkuesve të papunë prej ditës së sotme u ofrohet një mundësi më e aksesueshme për punësim. Portali ëëë.puna.gov.al mundëson aplikimin për një vend pune të të gjithë të interesuarve. Aktualisht në këtë portal ofrohen 2180 vende të lira pune. Deri më sot rezultojnë të regjistruar 6345 punëdhënës. Siç është bërë e ditur disa ditë më parë nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, për të gjithë bizneset që rrisin numrin e të punësuarëve do të ketë lehtësira fiskale. Gjithashtu do të mundësohen lehtësira lidhur me dokumentacionin, kontrollet dhe procedura të tjera, pasi zvarritja burokratike sjell hezitim nga subjektet për të punësuar. Portali i punësimit ëëë.puna.gov.al, konsiderohet si mënyra më e thjeshtë për gjetjen e informacionit mbi vendet e lira të punës dhe mundësitë e trajnimit në Shqipëri. Vendet të lira të punës të paraqitura në të, janë të shpërndara në 65 qytete të Shqipërisë, ku të interesuarit aplikojnë me CV-të e tyre.

Advertisement