Tiranë – ZMQ, gjoba për qytetarët që aplikojnë për karta identiteti pas 14 qershorit

Propozimi ka ardhur nëpërmjet një deklarate publike të kësaj zyre e cila gjithashtu jep alarmin për pasaktësi të theksuara në listat e votuesve që mund të rrezikojnë procesin zgjedhor. ZMQ thotë se “në lista konstatohen shtetas që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë, nuk ka qartësi lidhur me një numër të saktë të tyre sa jetojnë brenda dhe sa jashtë”. ZMQ u bën thirrje qytetarëve të pajisjen me karta pasi ky është dhe një detyrim ligjor dhe i kërkon Ministrisë së Brendshme që dy herë në javë të japë informacion teknik për procesin dhe identifikimin e saktë të shtetasve pa karta, që janë në Shqipëri. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve e cilëson mospajisjen me karta, si “mohim të së drejtës kushtetuese për të votuar”.

Advertisement