Tiranë – Zhvillohet tenderi për koncesionin e Portit të Kontenierëve në Vlorë

Në tender ka paraqitur ofertë vetëm kompania zvicerane ZUMAX AG. Sipas burimeve zyrtare nga ky dikaster, kjo firmë ka iniciuar procesin duke paraqitur propozimin e pa kërkuar për këtë koncesion. Burimet zyrtare nga Ministria e Transporteve bëjnë të ditur se bazuar në ligjin për koncesionet oferta e dorëzuar do të vlerësohet. Komisioni i vlerësimit të ofertave do ta shqyrtojë atë bazuar në kriteret e përzgjedhur të përcaktuar në dokumentacionin standard të kësaj procedure, i njohur nga subjekti konkurrues. Koncesioni në rast se kompania do të shpallet fituese do të jepet për një afat kohorë 35 vjeçarën vlera e investimit për fazën e parë është parashikuar 92 miliardë lekë dhe i gjithë projekti kap vlerën e 182 miliardë lekëve.

Advertisement