Tiranë | Zhvillohet me debate mbledhja e KLD, mungon Presidenti Topi

Friday, December 19, 2025

Zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi ka bërë thirrje që KLD të mos bëjë deklarata politike. Kjo sipas Kasmit vjen nga fakti se nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu është përfshirë politikisht në deklaratat e Aleancës Kuq e Zi kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ndërkohë edhe një tjetër anëtare e KLD-së replikoi për mungesën e Presidentit të Republikës njëherësh Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në këtë mbledhje. Duke iu referuar njoftimit zyrtar për mosprezencën e Presidentit Topi, anëtarja e KLD-së, Lefterie Lleshi, kritikoi Kreun e Shtetit se nuk po ushtron si duhet detyrën e tij, dhe këtë ajo e argumentoi me mungesën e zotit Topi në mbledhjen e thirrur prej tij. Ndërkohë pas replikave me nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu, zonja Lleshi i kërkoi këtij të fundit të rishikojë pozicionin e tij, pasi sipas saj, nënkryetari Spahiu po bën deklarata politike.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -