Tiranë – Zhigalov, ndërhyjmë në krizën politike nëse na kërkohet

Zhigalov nënvizoi se OSBE-ja qëndron e gatshme të mbështesë përpjekjet e partive politike të Shqipërisë për dialog politik. Zhigalov shprehu kënaqësinë e tij të thellë lidhur me bashkëpunimin e fortë mes Prezencës së OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe gjithë autoriteteve kombëtare. “Gjithsesi, përgjegjësia për të zgjidhur situatën e tanishme, në fund të fundit, bie mbi aktorët kombëtarë,” tha ai. Komentet u bënë gjatë vizitës që ai po zhvillon në Shqipëri, ku është takuar dhe me ministrin e jashtëm, Ilir Meta. Zhigalov ka kërkuar thellimin e reformave, përfshi dhe atyre zgjedhore në përputhje me problemet e dala nga zgjedhjet e fundit. “Kapërcimi i ngërçit politik është thelbësor që Shqipëria të vijojë të bëjë progres në zbatimin e axhendës ambicioze të reformave”, theksoi i dërguari i posaçëm i kreut të OSBE-së, Konstandin Zhigalov. Nga ana tjetër, ai shprehu kënaqësinë për futjen në Kuvend të Partisë Socialiste.

Advertisement