Anëtarët e KQZ-së miratuan me unanimitet pr/vendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës të listës shumëemërore të PS-së, në qarkun Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi”. Vendimit të miratuar nga Komisioni Zgjedhor i parapriu konsensusi i arritur në Këshillin e Rregullores dhe më pas miratimi në Kuvend i raportit të përbashkët PD-PS për mandatin e PS-së. Më 12 prill parlamenti miratoi në mënyrë unanime kërkesën e Këshillit të Rregullores për të pranuar dorëheqjen e Gjon Bardhit si deputet i PS-së dhe plotësimin e vendit vakant në Kuvend, me pasuesin e tij në listën e PS-së, Edison Konomin. Bardhi refuzoi mandatin e deputetit, pasi aktualisht mban postin e kryebashkiakut të Fushë Krujës.