Tiranë | Zgjerimi i rrethrrotullimit të doganës, kryetari i Bashiksë inspekton punimet

basha tek dogana

Kreu i Bashkisë ka deklaruar gjatë takimit me punëtorët por edhe qytetarë të rastit se zgjerimi i kësaj pike kyçe do të lehtësojë ndjeshëm trafikun. Ndër të tjera Basha tha se, do të ulet edhe shkalla e ndotjes së ajrit. Basha ka theksuar se disiplinimi i makinave dhe këmbësorëve do të jetë pjesë e menaxhimit të trafikut në këtë pjesë të kryeqytetit. “Ndërhyrja në këtë pikë nevralgjike të trafikut të Tiranës do të lehtësojë trafikun, do të ulë koston e transportit, do të përmirësojë ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes duke ulur kohën e lëvizjes në qytet, dhe do të reduktojë nivelin e ndotjes për qytetin e Tiranës” tha Basha. Kryebashkiaku bëri të ditur se ky investim i paraprin dhe dy investimeve të tjera të rëndësishme të segmentit të Unazës së Madhe që shtrihet nga shkolla Teknologjike deri tek qendra Kristal, ku i bashkohet pjesa tjetër e kësaj unaze që është drejt përfundimit. Projekti i hartuar nga Bashkia e Tiranës dhe që do të financohet nga qeveria shqiptare parashikon që segmenti i Unazës së Madhe të ketë gjatësi rreth 2.8 km dhe të njëjtën gjeometri me segmentet e përfunduara të kësaj unaze. 

Advertisement