E komunikuar publikisht para pak javësh edhe në një nga mbledhjet e qeverisë prej vetë kryeministrit Berisha, lënia në fuqi edhe për tre vjet të tjerë të moratoriumit të skafeve, është konsideruar nga deputetët e komisionit parlamentar të Sigurisë si një masë, e cila është e nevojshme në kuadrin e masave të marra nga qeveria për rënien e nivelit të trafiqeve. Moratoriumi i skafeve u vendos si një masë nga qeveria e Partisë Demokratike menjëherë sapo ajo erdhi në pushtet në verën e vitit 2005, duke e konsideruar këtë si një projekt mjaft të dobishëm për të shënuar ulje të trafiqeve.