Tiranë | Zbulohet plani për vrasjen e Edi Ramës, një muaj burg për të arrestuarit

, nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve”. Shtetasit janë: Luan Zenel Rami, 37 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë; Fatos Hamit Rami, 29 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë; dhe Afrim Ali Kica, 33 vjeç, lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë. Ndalimi i shtetasve të mësipërm është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80, i Kodit Penal, tha Policia e Shtetit. Ndërkohë është zhvilluar edhe seanca e dhënies së masës ndaj të dyshuarave për atentat ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama e cila ka përfunduar me dënimin 1 muaj burg të tre personat. Në seancë është vlerësuar se tre personat kanë shprehur idenë për ekzekutimin e kreut socialit, pas djegies së makinës së Luan Ramit në datën 21 Janar gjatë demonstratës së dhunshme të opozitës.

Advertisement