Tiranë – Xhuvani: prioritet teatri i ri kombëtar dhe jo kishat.

Një apel të tillë e ka drejtuar sot nga foltorja e Kuvendit, deputetja dhe aktorja Luiza Xhuvani. Ajo ka drejtuar publikisht kërkesën se vendit i duhet një teatër i ri kombëtar, dhe jo t’i jepet prioritet ndërtimit të kishave të tjera në kryeqytet. Ajo përmendi me këtë rast edhe premtimin e bërë nga kryeministri Berisha gjatë një mbledhje të fundit qeverie, se do të ndërtojë një stadium të ri kombëtar. Ajo tha se një teatër gjithsesi, i shërben edukimit dhe gjithë shqiptarëve.

Advertisement