Tiranë – Xhixho, ndotja e liqenit me pasoja katastrofike

Bashkë me dhjetëra të rinj të LRI, ajo ka qenë pranë Liqenit Artificial të Tiranës ku ka konstatuar nga afër ndotjen. “Kjo është një ngjarje e rëndë, e cila do të ketë pasoja katastrofike ekologjike për Liqenin në të ardhmen” u shpreh Xhixho. Duke kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje dhe dënimin e fajtorëve, Xhixho i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrim masa të menjëhershme, për të përmirësuar gjëndjen e rëndë që kishte kapluar Liqenin artificial të Tiranës, ku shumë peshq dhe gjallesa të tjera fatkeqësisht kishin ngordhur në masë.

Advertisement