“Sot doli sërish Ilir Meta, që deri dje kërkonte vota për të larguar Sali Gërdecin. Doli sot për të nxjerrë gjuhën e Saliut nga goja e tij, duke përsëritur të njëjtat justifikime që dëgjojmë çdo ditë kundër transparencës së zgjedhjeve. Ne i përsërisim Sali Berishës, të mos e rëndojë krizën, por ta lexoj mirë alarmin ndërkombëtar për rrezikun e destabilizimit të vendit dhe të angazhohet personalisht dhe publikisht për tryezën e dialogut të Presidentit” tha Xhaçka e cila shtoi se duke refuzuar dialogun, Sali Berisha po mban bojkotin dhe po thellon krizën që ka mbërthyer vendin.