Duke folur për çështjen e përfaqësisë së femrave në politikë, ai tha se nuk po flasim për një vendosje të saj si kukull në drejtimin e një bordi apo drejtorie, por të trajtohet si e barabartë. “Ato duhet të kenë të njëjtat mundësi, si edhe burrat, për të ngjitur shkallët e karrierës”, tha ndër të tjera Withers. “Rritja e gruas në politikë zgjidhet me fjalën “pjesëmarrje”, e cila do të thotë konkretisht, të jesh aktive”, tha ambasadori amerikan. Sipas tij, femrat duhet t’i çojnë më tej ato kapacitete, në mënyrë që gruaja të jenë e barabartë me burrat. “Ndihem i inkurajuar nga puna që po bëhet për të rritur praninë e grave në politikë, shumë përparim është bërë, por mbetet edhe shumë për të bërë. Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston ky problem, në Senat përshembull nga 100 meshkuj, ka vetëm 17 femra, kur ato përbëjnë më shumë se 17% të popullsisë së SHBA-ve”, shtoi më pas përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.