Në konferencën e organizuar pikërisht për këtë eveniment ambasadori amerikan John Withers deklaroi mbështetjen që do të vazhdojë të japë SHBA për këtë njësi dhe prokurorisë. Withers paralajmëroi se SHBA mbështet partnerët shqiptarë për të krijuar filialet e Task Force në 6 qytete të tjera të Shqipërisë. Njësia e luftës kundër krimit ekonomik do të ngrihet në Vlorë, Fier, Korcë, Gjirokastër, Durrës e Shkodër. Në fjalën e tij ambasadori amerikan përgëzoi punën e pjesëtarëve të njësive të përbashkët Task Force në luftën kundër korrupsionit duke e cilësuar atë si një model edhe për vendet e tjera të rajonit. “Task Force është model i bashkëpunimit mes prokurorisë e policisë. Të gjithë jeni të përgëzuar për punën e madhe, bashkëpunimin e kurajon. Mali i Zi sapo ka krijuar një Task Force duke përdorur modelin e Tiranës”- tha Withers. Ambasadori amerikan theksoi se pavarësia e Prokurorëve duhet të jetë prioritet për Shqipërinë dhe cdo ndërhyrje do të përbënte një hap prapa për vendin. “Cdo presion politik dhe kërcënim ndaj pavarësisë do të thotë një hap prapa për Shqipërinë. Prokuroria duhet të mbetet e pavarur nga ndikimi politik. Ata duhet të jenë të lirë të ndjekin provat kudo që hetojnë dhe të kenë kurajon që ta bëjnë një gjë të tillë. Shqipëria duhet të jetë e përkushtuar të mbrojë pavarësinë e prokurorisë”- theksoi Withers gjatë fjalës së tij. Përfaqësuesi i administratës amerikane në Tiranë shtoi se pavarësisht sukseseve prokuroria ka ende pune për të bërë. Duke iu referuar shifrave të USAID Withers tha se besimi i publikut për prokurorinë dhe luftës kundër korrupionit është rritur por duhet ende punë për të bërë. Në konferencën e organizuar për 2 vjetorin e themelit të Task Force marin pjesë edhe Kryeprokurorja Ina Rama, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kreu i SHISH-it etj.