Gjatë takimit u vu në pah rëndësia që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen të lira, demokratike dhe sipas standarteve perëndimore. Sipas zyrës së presidencës, ish-i ngarkuari i posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën vlerësoi reformën në drejtësi, atë zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Presidenti ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për kryerjen e mëtejshme të reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik dhe rritjen e kontributit të saj në të gjithë rajonin e më gjerë. Presidenti Topi dhe ish-i ngarkuari i posaçëm i SHBA-ve për Kosovën Frenk Wisner ndanë të njëjtën pikëpamje se e ardhmja e të gjitha vendeve ballkanike pa përjashtim është e projektuar drejt integrimit në gjirin e strukturave euro-atlantike dhe në familjen e madhe evropiane.