Tiranë | Vrasje në zonën e ish-bllokut

alt

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut kur pranë një lokali është qëlluar në drejtim të tre të rinjve. Një prej tyre, Nadien Zenelaj, 32 vjeç nga Dibra, ka mbetur i vdekur kurse dy të tjerët të plagosur. Të plagosurit janë Bledar Miho, 25 vjeç nga Dibra dhe Tafe Mandri, 23 vjerçar, gjithashtu nga Dibra. Sipas njoftimeve të policisë dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, por nga plagët e marra ka humbur jetën Naden Zenelaj. Policia tha se një person ka qëlluar pranë lokalit duke kryer vrasjen. Mësohet se i dyshuari i vetëm i masakrës ka hyrë në lokal, i është drejtuar tavolinës ku gjendeshin tre djemtë dibranë dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre duke i plagosur që të tre. Menjëherë më pas është zhdukur në drejtim të paditur duke vrapuar nëpër rrugët e ish-Bllokut.

Advertisement