Tiranë | Voton Presidenti Topi, apelon për zgjedhje të qeta

Friday, January 16, 2026

Në një prononcim për mediat presidenti Topi ka deklaruar se për të është një emocion i dyfishtë pasi kthehet në shkollën kur ka kryer klasën e parë dhe sepse sot votohet për progresin e demokracisë në Shqipëri. “Është një ditë e bukur dhe dëshiroj ti drejtohem bashkëkombësve të mi që ta shfrytëzojnë këtë ditë. Qytetarët kanë një votë, ta japin atë atje ku mendojnë, duke votuar sot votojnë për dinjitetin dhe prestigjin e tyre” theksoi Topi. Gjithashtu në apel kreu i shtetit i drejtoi edhe komisionerëve dhe forcave të rendit që të bëjnë të mundur një mjedis të qëtë në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -