Tiranë | Vjen për herë të dytë i dërguari i BE-së Lajçak

Mësohet se zyrtari do të mbërrijë nesër në Tiranë për të kryer sërish bisedime me palët politike në vend, mbi mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për rikthimin e dialogut mes tyre. Ndërkaq, i dërguari i BE-së për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, në vizitën e parë në Tiranë pas ngjarjeve të 21 Janarit i bëri thirrje klasës politike shqiptare të gjejnë gjuhën e dialogut për t`i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri. Mesazhi i tij ishte ai i bashkëpunimit që duhet të ekzistojë mes palëve.

Advertisement