Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, lidhur me vrasjen e 11-vjeçarit, Julian Çelaj. Mëngjesin e sotëm është dërguar në banesën e tij i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, Ardian Prrenjasin për të rindërtuar skenën e krimit. I shoqëruar nga forca të shumta të policisë, 45-vjeçari ka shkuar në banesën ku jetonte me qera dhe në prani të hetuesve ka rindërtuar skemën e vrasjes së vogëlushit. Gjithashtu burime të policisë së kryeqytetit kanë deklaruar se pritet të rifillojnë kërkimet edhe në sharrë për gjetjen e trupit të vogëlushit, të cilin Prrenjasi deklaroi ta kishte hedhur në plera. 10-vjeçari me iniciale A.C i zhdukur që prej ditës së shtunë është gjendur në banesën e komshiut të tij Ardian Prrenjasi në zonën e Laprakës. Burime nga policia thanë dje se dyshohet se vogëlushi është mbajtur 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Po të njëjta burime dyshojnë se 45-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me pengun, duke e abuzuar seksualisht. Ka patur dyshime të familjarëve dhe fqinjëve mbi 45-vjeçarin që kanë venë në lëvizje policinë, pasi banesa e tij ndodhet pranë familjes Cela. Mësohet se 45-vjecari, i cili punonte shofer në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Kolegët të cilët kanë tentuar të futen nga dritarja e banjos së shtetasit Ardian Prrenjasi kanë ngjallur edhe dyshimet tek familjarët dhe komshinjtë e 10-vjecarit të zhdukur, të cilet kanë sinjalizuar policinë për këtë fakt. Strukturat e policisë menjëherë pas dyshimeve të ngritura kanë ndërhyrë me forcë mesditën e djeshme, në ambientet e banesës së Ardian Prrenjasit babai i tre fëmijëve, i divorcuar nga Librazhdi që prej disa muajsh jetonte me një femër në Tiranë. Gjatë momentit të arrestimit ai është kapur me një thikë dhe litar në dorë. Arma e ftohtë dhe litari me të cilin është kapur në flagrancë ka bërë që blutë e Tiranës të ngrejnë dyshime se 45-vjecari kishte si qëllim edhe vrasjen e fëmijës. Pas hetimeve u hodhën dyshime të forta se Prrenjasi ishte implikuar edhe ne zhdukjen e Julian Çelës, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Në një deklaratë për shtyp, pasditen e së dielës, Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, u shpreh se “shtetasi Ardian Përrenjasi, 45-vjeç, lindur në Përrenjas dhe banues në Laprakë, kishte të dhëna dhe më parë për abuzime seksuale me të mitur. Në vlerësim të këtij informacioni, në banesën e tij u gjet i fshehur fëmija 10-vjeçar dhe shtetasi Ardian Përrenjasi. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën një litar dhe një thikë që janë përdorur për t’i bërë presion të miturit”. Drejtori i Policisë së Tiranës informoi gjithashtu se “falë një pune intensive dhe të mirëorganizuar, në një kohë rekord, policia grumbulloi provat e mjaftueshme dhe të pakontestueshme se shtetasi Ardian Përrenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe fshehjes së trupit të të miturit Julian Çela, 11-vjeç, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012”. Çaushaj bëri të ditur se policia do të vazhdojë punën për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe gjetjen e trupit të të miturit 11-vjeçar Julian Çela. Më pas janë zbuluar detajet tronditëse nga rrëfimi i 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi para Policisë së Tiranës. “E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva më 30 nëntor, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomën dhe e hodhi në karrocerinë e saj. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi”, kjo ka qenë dëshmia e Ardjan Prrenjasit për grupin e hetimit. Ardian Prrenjasi rezulton si person me precedentë penal, pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të miturin si në shtetin grek ashtu edhe në vendlindjen e tij Librazhd. Por, krimet e Ardian Prrenjasit duket se nuk paskan fund. Prokuria ngre dyshimet se një tjetër fëmijë mund të jetë bërë pjesë e veprimtarisë kriminale të Prrenjasit. Ndërsa Ministria e Drejtësisë nisi po sot procedimin ndaj dosjes gjyqësore së pedofilit në vitin 2008.