Tiranë – Vendoset kryesuesi i trupit gjykues për cështjen “Gërdeci”

Shorti me gogla i hedhur sot paradite në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës përcaktoi emrin e gjyqtarit Kreshnik Omari, i cili më pas brenda afatit që e përcakton ligji do të caktojë dhe datën se kur do nisë procesi. Trupi gjykues do të jetë i përbërë dhe nga gjyqtarët Martin Deda dhe Sokol Tona. Dosja, pa ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun mbërriti dje në Gjykatë. Mes 28 të pandehurve është ish drejtori i Meicos Pinari, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholi por dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha dhe drejtues e funksionarë të tjerë të lartë të Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Më 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi në Gjykatën e Tiranës.