Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi vendosjen e rregullave te reja per taksimin e biznesit te vogel nga pusheti lokal. Sipas kreut te qeverise disa bashki dhe komuna kane rritur ndjeshem disa taksa per biznesin e vogel, cka vjen ne kundershtim me politiken e qeverise per taksa te uleta dhe me masat per perballimin e krizes ekonomike. “Nese ne vendosem taksa me te vogla per bizneset e vogla, pushteti vendor i rendoi ato. Sot dy jave do te percaktojme te gjitha qendrimet ligjore ndaj kesaj manie te rritjes se taksave te buxhetit te vogel”, u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha nuk dha detaje te tjera per rregullat e reja por burime nga Ministria e Financave flasin per nje ndryshim ne ligj, duke zvogeluar hapesiren e pushtetit lokal per rritjen e taksave. Sipas kryeministrit Berisha nderhyrja ne ligj nuk synon kontrollin e pushtetit lokal per politiken e taksave, por ruajtjen e vendeve te punes.