Tiranë – Vdes personi që u qëllua mbrëmë

Spartak Camaj, rreth 35 vjec, ndërroi jetë pasi kishte marrë një plumb fatal në qafë. Burime nga Spitali Ushtarak i Tiranës thanë se Spartak Camaj, nuk arriti të mbijetojë megjithë ndërhyrjen mjekësore për shkak se ishin dëmtuar organet e tij jetësore me pasojë vdekjen. Spartak Camaj u qëllua me pistoletë ndërsa gjendej pranë shkollës “Vasil Shanto”, nga një person i cili ende nuk është identifikuar. Policia ngriti disa postblloqe për të lokalizuar dhe arrestuar autorin e vrasjes kurse u tregua e rezervuar të flasë për pistat e hetimit.

Advertisement