“Me shqetësimin madhor për këtë situatë që po përjeton vendi, ne u bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës të kontribuojnë për ç`tensionimin e menjëhershëm të situatës dhe për të mos cënuar më tej standardet tashmë shumë të kompromentuara të këtyre zgjedhjeve” Vasili. “Ju bëjmë thirrje këtyre forcave politike për të hequr dore nga përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me çdo lloj forma presioni dhe mjetesh antiligjore. Ju kërkojmë të mos krijojnë më tej tensione artificiale që çojnë në konfrontime të panevojshme midis qytetarëve si dhe të largojnë personat me detyra shtetërore në pushtetin qendror dhe atë lokal nga qendrat e administrimit të zgjedhjeve. Kërkojmë qartë dhe prerë që të respektohet kodi zgjedhor i miratuar nga vetë këto dy forca politike si dhe të gjitha proceduart e ligjshme të ankimimit si dhe institucionet e ngarkuara me ligj” shtoi më tej Vasili. Me anë të tij LSI u bën thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor që ato në respekt të ligjit të mbyllin sa më shpejt këtë proces të stërzgjatur që ai të mos degjenerojë më tej në shernaja politike.