Tiranë | Vasili: “Reforma administative-territoriale,instrument modernizimi për zhvillimin”

Kryetari i grupit parlamentar te Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp tha sot se “reforma e re administrative është një mënyrë e re e administrimit të vendit për një shfrytëzim racional të burimeve natyrore të vendit”. Sipas Vasilit, mbrojtja e tokes, e ujit të pijshëm, e plazheve, e pasurisë turistike të vendit tonë, mbrojtja e trashëgimisë kulturore e cila shpesh eshte dëmtuar ,do të mbrohen dhe zhvillohen falë kësaj reforme adminisrative-territoriale. Vasili u shpreh se “Kjo reformë zhvillohet në një moment ku pjesë të tëra, të popullsisë kanë mbetur nga ndarja e madhe administrative, jashtë zhvillimit ndersa pjesë të qeverisjes vendore nuk kane kushte per te projektuar dhe dhënë dimensione zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik per komunitetet ku kanë marrë mandatin për të qeverisur”. Petrit Vasili shprehu mbështetjen e tij ndaj punes se nisur nga Ministri Çuçi, i cili po merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë reformë së bashku me aktorë te tjerë dhe partnerë ndërkombëtarë të cilët kanë ofruar dhe ofrojnë një ekspertizë të gjerë dhe ezauruese për këtë çështje”. Pyetjeve të gazetarëve, përsa i përket qëndrimit ndaj cështjes së AMA-ës, ai i është përgjigjur se “LSI do të mbështesë çdo veprimtari ligjore që e bën instuticionin funksional.

Advertisement