Tiranë | Vangjel Tavo merr detyrën e Ministrit të Shëndetësisë

alt

Duke falënderuar për besimin Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Kryeministrin Sali Berisha, ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, theksoi se “do të jem i ndjeshëm ndaj halleve të qytetarëve dhe kërkoj impenjimin tuaj për të realizuar cilësinë e rritjes së shërbimit dhe sensibilitetit ndaj halleve të qytetarëve”. Ministri Tavo vlerësoi punën e Vasilit gjatë tre viteve për realizimin e një sërë reformash të rëndësishme dhe për arritjet në fushën e shëndetësisë gjatë këtyre viteve.

Advertisement