Tiranë – Van der Linden vlerëson reformat e qeverisë

Van der Linden falenderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen si dhe i shprehu urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, duke e cilësuar këtë fitore si shumë të rëndësishme dhe të dobishme për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshem të vendit si dhe si një fitore të rëndësishme për të djathtën europiane dhe konsolidimin e saj. Linden nënvizoi në këtë aspekt suksesin e reformave të gjithanëshme të ndërmarra nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, suksesi i të cilave solli antarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha theksoi se antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë në fokusin e qeverisë dhe se ky është një proces i bazuar në meritat dhe realizimin e reformave dhe standarteve për të cilat qeveria është e vendosur t’i plotësojë. Zoti Van der Linden shprehu gadishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara në ekonomi, turizëm, kulturë, arsim, bujqësi etj dhe që ngjallin interes të madh tek investitorët e huaj.

Advertisement