Tiranë – Ushtarakët e FSK do të trajnohen në Shqipëri

Lajmi është bërë i ditur gjatë një konference të përbashkët mes ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota. Oketa i ka premtuar Mujotës në takimin mes tyre, mbështetje në të gjitha fushat e nevojshme, me theks të posaçëm në këmbimin e përvojave, trajnimit dhe shkollimit të kuadrove në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë. Ata kanë konstatuar nevojën, që ky bashkëpunim të konkretizohet edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të dy ministrive, e cila do të hapte perspektiva të reja për konkretizimin e këtij bashkëpunimi. Po ashtu palët u pajtuan se ky bashkëpunim do të ishte kontribut i krijimit të klimës së volitshme të sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, për çka do të ishte edhe dëshmi dhe përgatitje e rajonit për integrime euro-atlantike.

Advertisement