Tiranë – Uollfarth: tryeza politike të marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR

Pas replikave të shkëmbyera mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës në tryezën e partive politike, Uollfarth theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi mes palëve dhe tryeza e sotme duhet të sjellë rezultat. “Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj në lidhje me rekomandimin e parë që ka të bëjë me rolin e partive politike në procesin zgjedhor”, tha ambasadori i OSBE. Ai theksoi se puna e tryezës së partive që ka nisur sot duhet të bazohet në rekomandimet që ka dhënë OSBE/ODIHR. “Megjithëse, sigurisht, nuk do të dëshiroja të hyja në një diskutim të detajuar mbi përbërësit e ndryshëm të mundshëm të një pakete të reformës zgjedhore, e konsideroj të vlefshme të tërheq vëmendjen tuaj te rekomandimi i parë i raportit përfundimtar të ODIHR-it për zgjedhjet e 2009-ës, i cili ka të bëjë me rolin e partive politike në procesin zgjedhor”, tha ambasadori i OSBE.

Advertisement