Tiranë – Universitetet pro masivizimit

Kryetari i ri i konferencës së rektorëve, Dhori Kule, në një deklaratë tha se rektorët e universiteteteve publike dhe private mbështesin politikën e masivizimit të arsimit të lartë dhe njëkohësisht shprehen pro mbështetjes që i duhet dhënë arsimit parauniversitar për të rritur cilësinë e nxënësve për tu dhënë atyre më shumë mundësi të konkurrojnë në universitet. “Jam këtu para jush për të deklaruar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet arsimi i lartë, ne mbështesim politikën e masivizimit,por ajo duhet shoqëruar me reforma në rritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar. Gjithashtu universitetet kanë nevojë për më shumë autonomi financiare për të zbatuar standardet që kërkon Karta e Bolonjës”, tha rektori i UT, Dhori Kule. Zgjedhjet e reja për konferencën e rektorëve u kryen një javë më parë dhe pas votimit në 6 universitetet publike dhe 22 universitetet private, dhe Dhori Kule fitoi më shumë vota duke zëvendësuar në postin e kryetarit, Jorgo Kacanin, rektor i universitetit Politeknik. Zëvendëskryetar i konferencës së rektorëve u zgjodh profesor Adrian Civici, drejtues i një prej universiteteve private në Tiranë.

Advertisement