Tiranë | Ulet mosha për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

komisioni-i-ligjeve

Sipas këtij ndryshimi, brenda këtij viti mosha e ish-të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim do jetë 75 vjeç për burrat dhe 70 vjeç për gratë, në ndryshim nga propozimi i qeverisë që parashikonte moshën 85 vjeç. Ndryshimi i pr/ligjit të qeverisë për uljen e moshës u propozua nga deputeti demokrat Fatos Hoxha, dhe u mbështet dhe nga opozita, e cila votoi pro tij. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë u shprehën kundër uljes së moshës së dëmshpërblimit, pasi kjo do të sillte rritjes së faturës financiare për këtë proces.

Advertisement