Tiranë – Uithers, qeveria e ardhshme të jetë e të gjithë shqiptarëve

“Është shumë e rëndësishme që qeveria tjetër duhet të kuptojë se duhet të qeverisë jo në emër të 50% të atyre që votuan për të, por të shtrijë dorën tek gjysma tjetër e popullsisë që është qartësisht e interesuar në përmirësimin e Shqipërisë dhe të përpiqet të bashkojë kombin për të mirën e tij të përbashkët” theksoi Uithers. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në shqip, Uithers ka vlerësuar hapat përpara të bëra në këto zgjedhje, por ka shtuar se autoritetet dhe politika shqiptare duhet të bëjnë përpjekje që herën e ardhshme të përmbushin standartet. Sipas Uithers problemet reale erdhën nga politizimi i situatës. Pavarësisht problemeve, ambasadori amerikan ka vlerësuar se në këtë proces zgjedhor gjithcka ishte një hap përpara. “Ishte kënaqësi, për shembull që procesi u zhvillua në një mënyrë që dukej e mirë rregulluar” tha Uithers. “Megjithatë, shtoi ambasadori Amerikan, është shumë e nevojshme për udhëheqjen politike, qeverinë, partitë e opozitës, dhe këdo të përfshirë, që të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha herën tjetër, për të përmbushur standarte shumë të larta ndërkombëtare”. Përsa i përket vonesave në nxjerrjen e rezultatit, Uithers deklaroi se palët duhet të jenë shumë të duruara që procesi të përfundojë në mënyrë të mirë rregulluar dhe jo të paraprihen rezultatet, apo të arrihen konkluzione përpara se të certifikohen. Uithers i bën thirrje të gjitha palëve dhe atyre që janë përfshirë të jenë shumë të duruar.