Tiranë | Topi-Sequi: të nisin reformat e rëndësishme

Saturday, January 17, 2026

Në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në Presidencë, Topi ka theksuar se palët duhet të gjejnë dialogun për të nisur punën për reformat shumë të rëndësishme. “Në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare”, ka thanë Topi. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi. Ai ka theksuar faktin se klasa politike nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara. “Shqipëri nuk i ka plotësuar 12 përparësitë të kërkuara nga Evropa e Bashkuar, prandaj për është shumë e rëndësishme që si mazhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva evropiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar”, tha ai. Ambasadori Sequi, ka shtuar se Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe t’i ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare t’i rikthehet përparësisë së axhendës integruese evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -