“Kryeministri lëshoi sërish dje një lumë akuzash, fyerjesh, shpifjesh dhe denigrimesh duke tentuar të njollosë emrin tim, integritetin personal dhe atë institucional në cilësinë e ish kryetarit të shtetit”, është shprehur Topi i cili ka shtuar se “si politikan e kuptoj rënien e tij në nivele të tilla: sa herë që ai shikon një kërcënim elektoral apo ndodhet përpara një dështimi politik, e humbet kontrollin dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka kundër rivalëve të tij”. Ish kreu i shtetit u ndal në një moment të rëndësishëm për të ku tha se “ju e dëgjuat dje kur pak minuta para heqjes së imunitetit tha se nuk ka fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, e lidhi emrin tim me vrasjen kriminale të gjyqtarit Konomi dhe pronat e familjes së tij. Kryeministri drejton policinë e shtetit, shërbimin sekret dhe ka detyrimin ligjor, por edhe të gjithë aksesin për informim zyrtar”. Lidhur me emërimet në gjyqësor Topi sqaroi se “çdo procedurë e KLD në emërimin e transferimin e gjyqtarëve është bërë edhe me votën e ministrave të tij dhe me votim të fshehtë të 15 anëtarëve të KLD-së, ku presidenti ka vetëm një votë” tha Topi në deklaratën e tij për shtyp.