Tiranë – Topi: drejtësia të tregohet profesionale me akuzat politike

Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke iu referuar deklaratave dhe akuzave të ndërsjella mes selive të partive kryesore në vend, lidhur me përfaqësuesit e drejtësisë të zgjedhur prej tyre. “Publiku kërkon të vërtetën. Sistemi i drejtësisë duhet të tregohet më profesional me akuzat politike”, u shpreh Topi mbi një fakt të tillë. Sipas tij, kur akuzat bëhen hapur, drejtësia nuk mund të qëndrojë spektatore por duhet të zbatojë kompetencat e saj. Më tej, Topi ka shtuar se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të motivuara. Sipas tij kërkohet pozicion konkret në drejtësi, duke shtuar edhe faktin se përfaqësuesit e gjyqësorit duhet të jenë persona me integritet dhe të moralshëm.

Advertisement