Tiranë – Arrestohen pesë persona në vijim të operacionit “Graniti 2”

Policia e kryeqytetit bën të ditur se gjashtë të arrestuarve të djeshëm të këtij operacioni iu bashkuan edhe 32 vjeçari Arben Shefqet Plloci, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë; 48 veçari Pal Mhill Ulaj, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë; 33 vjeçari Altin Mersin Neziri, lindur dhe banues në Krujë; 34 vjeçari Fredi Petrit Barjamaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë si dhe 53 vjeçari Isuf Ibrahim Rama, lindur dhe banues në Krujë. Arrestimi i pesë personave erdhi si rezultat i 16 muajve hetime nga policia e kryeqytetit. Sipas policisë, numri i personave të arrestuar nga operacionet “Graniti 1” dhe “Graniti 2” arrin në 25, ndërsa vlera e parave të falsifikuara të sekuestruara nga policia në total është plot 120 000 Euro. Pesë të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale fotokopje të prerjeve Kartmonedha Bankonotë, në formë çeku me vlerë 40 000 000 Dollarë; fotokopje të dy çeqeve trasfertash në vlerë 200.000 Euro. Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e prerjeve origjinale të këtyre kartmonedhave. Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar, po vazhdojnë Operacionin e koduar “Graniti 2”, dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të dyshuar dhe të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Advertisement