Këto fjalë ka zgjedhur të thotë në ceremoninë e 10-vjetorit të Avokatit të Popullit, presidenti i Republikës, Bamir Topi, sipas të cilit sa më demokratik të jetë një vend, aq më vlerë merr institucioni i Avokatit të Popullit. “Ai mbetet një ushtrues i presionit të drejtë publik për të ndihmuar standardet e mirëqeverisjes”, tha Topi duke konkretizuar vlerat e Avokatit të Popullit dhe kontributin e tij në mbrojtje të qytetarëve. Sipas tij, kultura e qeverisjes qytetare sinjifikon administrim të mirë dhe llogaridhënie të administratës para njerëzve që paguajnë për ta mbajtur atë dhe në këtë proces, natyrisht që një ndihmë të madhe jep institucioni i Avokatit të Popullit. “Ai nuk është kundërshtar i saj, por një oponent dhe partner për të arritur qëllimet e përbashkëta për demokratizimin e institucioneve”, vuri në dukje në fjalën e tij kreu i shtetit.