Tiranë – Topalli: sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim të thellë

Duke i përshëndetur të gjithë studentët për nisjen e vitit të ri akademik 2010-2011, ajo ka folur në mënyrë të veçantë për sistemin e drejtësisë në vend, duke thënë se ai është ndër më kryesorët dhe që ka nevojë për një ndryshim dhe reformim sa më të thellë. “Drejtësia ka nevojë që të shkundet dhe treni i saj duhet të vijë në kohë”, mësohet të jetë shprehur Topalli lidhur me një fakt të tillë. Duke theksuar se studentët janë e ardhmja e sistemit të drejtësisë shqiptare, ajo u la porosi atyre që të besojnë tek e drejta dhe të përpiqen ta vendosin atë siç duhet kur t’u vijë dita të ushtrojnë profesionin e tyre. “Askush nuk mund të dalë mbi ligjet”, tha në fund të fjalës së saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Advertisement