Tiranë | Topalli: Rama po sulmon drejtësinë, nga Bashkia e largoi vullneti qytetar

Friday, January 16, 2026

Por Topalli theksoi faktin se largimi i Edi Ramës nga posti i kryebashkiakut nuk u bë nga Kolegji, por nga vullneti i qytetarëve. Sipas saj, opozita ka filluar pareshtur sulmet ndaj trupës së gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor duke i akuzuar se kanë marrë miliona euro, për të dhënë këtë vendim. Kryeparlamentarja shtoi se, është Edi Rama ai që njihet si 20% është po ai që sulmon 8 gjyqtarët duke i thënë se kanë marrë miliona euro. “Të sulmosh pa reshtur drejtësinë, shtetin, të sulmosh përmes shantazheve, shpifjeve dhe trillimeve, është tepër e rëndë. E në mënyrë të veçantë kur kjo ndodh nga lidershipi i një partie opozitare”, u shpreh Topalli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -