“6 gushti është momenti për të votuar, jo për të folur; është momenti për të votuar ndryshimet kushtetuese për të cilat diskutimi ka filluar prej 9 vitesh. Nëse opozita ka folur për kulturën e pandëshkueshmërisë, ajo duhet t’i qëndrojë diskutimeve për këtë çështje dhe duhet ta votojë”, tha ajo në përgjigje të interesimit të gazetarëve, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi. Kryeparlamentarja theksoi se 6 gushti, data e seancës plenare për votimin e ndryshimeve kushtetuese, është përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve. “Për procesin e ndryshimeve kushtetuese kanë punuar dhe ekspertët e huaj. Për këtë qëllim, parlamenti më 21 korrik organizoi një dëgjesë të gjerë publike, mjaft të suksesshme dhe të rëndësishme, për të cilën falenderoj të gjithë ata që ofruan kontributin dhe gatishmërinë e tyre në këtë proces”, theksoi Topalli.