Tiranë | Topalli kërkon sërish votimin e ligjeve të integrimit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi sërish opozitën për të votuar 3 ligjet e “Brukselit”. “Ju duhen vetëm tre sekonda për të votua tre ligjet e Brukselit që do të përkthehen në miliona euro investime për shqiptarët” deklaroi Topalli në mbyllje të seancës plenare të së enjtes. Por opozita sërish nuk pranoi të votojë ato. Tre ligjet e “Brukselit” janë propozimet për reformën parlamentare, projektligj “Për nëpunësin civil”, si dhe projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8588,datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Advertisement