Tiranë – Tjetër grevist dërgohet në spital

Grevisti Martin Hasa, 27 vjec, është dërguar me urgjencë në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar. Greva e urisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të dhe pritet nga momenti në moment që të tjerë protestues të largohen nga cadra, pasi gjendja shëndetësore e tyre po rendohet.