Tiranë – Thyhen xhamat në zyrën elektorale të PS

Zyra elektorale i përket Partisë Socialiste dhe ishte parashikuar që të vihej në funksion të fushatës elektorale për këtë forcë politike. Punonjësit partiakë të kësaj zyre konstatuan mëngjesin e sotëm se dera kryesore prej xhami ishte thyer e gjitha me mjete të forta, ndërsa në ambjentet e saj të brëndshme nuk kishte sende me vlerë, që mund të bëheshin synim i ndonjë grabitjeje me thyerje. Këtë version e ka hedhur poshtë edhe policia, e cila tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje, e cila në këtë moment kalon përtej një thyerjeje ordinere, sepse merr ngjyrime të theksuara politike.

Advertisement